Home Këshilla të ndryshme Ja cila është sëmundja më e përhapur tek të rinjtë

Ja cila është sëmundja më e përhapur tek të rinjtë

7Ankthi dhe paniku janë sëmundjet më të përhapura dhe po bëhen edhe më të zakonshme kohët e fundit.

Sipas një raporti, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më të përhapura në SHBA, madje duke lënë pas edhe sëmundjet e kancerit.

Bëhet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, duke i bërë kështu sëmundjet më të zakonshme.

Ankthi, sipas statistikave, ka kaluar edhe depresionin pasi më shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë sëmundjen e ankthit. Universiteti Qendror i Floridas është duke testuar një aplikacion të ri online të quajtur “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit. Ai përfshin një program rreth sjelljes dhe i lejon nxënësit të kryejnë një video konferencë me një terapist.

Programi, i zhvilluar me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), pretendon se mund të ofrojë “trajtim efektiv më të shpejtë dhe gjysmën e kostos së përgjithshme sesa trajtimi tradicional ballë për ballë”, shkruan blitz.al. Një pikë kyçe e kontrollit të ankthit janë dietat dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...