Ja disa dobi të qepes se re

Ja disa dobi të qepes se rePërpos që është e dobishme te ftohja dhe shtypja e lartë e gjakut, qepa e re është parë se ndikon pozitivisht edhe te infeksionet me kërpudha, kundër stresit dhe lodhjes. Ja disa dobi të tjera të saj.

1. Inflamacioni i fytit – prejeni qepën e re në copëza, e asaj mund t’i shtoni edhe xhenxhefil të gërryer dhe kripë. Këtë masë qiteni në një qese, apo leckë dhe nxejeni. Më pas këtë masë e mbështillni në vendin ku keni inflamacion (fyt, gjoks, shuplaka, apo shpinë).

2. Këmbët e ënjtura – ziejeni qepën e re për disa minuta. Bluajeni me bluarës elektrik derisa ajo të bëhet si pastë. Me këtë masë lyeni vendet e ënjtura të këmbëve.

3. Shkuarja e hundëve – ndrydheni qepën dhe me lëngun e saj lageni një copë pambuk. Atë pambuk të lagur vendoseni në hundë dhe në pjesën e sinuseve.