Home Këshilla të ndryshme Ja disa gjërat që duhet t’i dini për celulitin

Ja disa gjërat që duhet t’i dini për celulitin

Ja disa gjërat që duhet t’i dini për celulitinPrania e celulitit bëhet shumë stresuese kur bëhet fjalë për të ekspozuar trupin në stinën e verës. Por, fatmirësisht ekzistojnë kurat për këtë! Në vazhdim do t’i paraqesim disa gjëra për celulitin, të cilat ndoshta nuk i dinë shumica.

– Celuliti nuk është shëndet i tepërt: Celuliti është gropëz dhe gungë, të cilat krijohen kur yndyra akumulohet në disa “xhepa” nën lëkurë.

– Te femrat: Celuliti është më i shpeshtë tek gratë se tek burrat. Kolagjeni tek lëkura e grave është i ndarë në rreshta paralele, çka bën të krijohen ndarje të yndyrave.

– Ushtrimet: Ushtrimet mund ta zvogëlojnë shfaqjen e celulitit. Djegia e yndyrave dhe djersitja gjatë stërvitjes ju ndihmojnë në zvogëlimin e shfaqjes së celulitit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

– Humbja e peshës: Humbja e peshës nuk sjell edhe zhdukjen e celulitit. Sigurisht që mbipesha rrit shanset e shfaqjes së celulitit, por edhe gjatë dobësimit, për shkak të gjeneve, inflamacionit dhe pabarazive hormonale prania e celulitit nuk mund të evitohet.

– Rrezet UV: Rrezet UV përkeqësojnë shfaqjen e celulitit. Një arsye më shumë për të përdorur krem mbrojtës: Rrezet UV dëmtojnë kolagjenin e lëkurës e për pasojë celuliti bëhet më i dukshëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...