Home Shëndetësi Ja disa këshilla për shërimin e sinuseve

Ja disa këshilla për shërimin e sinuseve

Ja disa këshilla për shërimin e sinuseveBllokimi i traktit të sipërm respirator, dhembja dhe presioni përreth syve dhe hundës i përcjellë me tajitje, sekreti i shtuar me ngjyrë të verdhë, temperatura e ngritur, lodhja dhe rraskapitja janë simptomat më të shpeshta të sinuseve apo ndezjes së tyre.

Ekspertët e kësaj fushe pohojnë se inflamacioni akut në formën e butë, në shumicën e rasteve nuk kërkon ndonjë terapi të komplikuar dhe ajo mund të kalohet nëpërmjet barnave. Zakonisht, pohojnë ata, mjafton që hundën “ta lageni” me zgjidhje të caktuara gjatë ditës dhe t’u përmbaheni këshillave vijuese:

– Inhalimi: Në enën me ujë të nxehtë vendosni pak çaj të kamomilës ose ndonjë çaj tjetër, apo disa pika të vajit të eukaliptusit, mbulojeni kokën me peshqir dhe thitheni avullin. Uji nuk duhet të jetë i nxehtë për të mos u djegur, transmeton “Zëri.info”.

– Avulli: Derisa bëni dush me ujë të nxehtë, lejoni që uji të rrëshqasë nëpër fytyrën tuaj. Avulli dhe ajri i nxehtë mundësojnë zhbllokimin e sinuseve.

– Pikat: Dy herë në ditë vëni pika për hundë, pasi që ato do t’ua lehtësojnë frymëmarrjen. Mjekët paralajmërojnë se pikat për hundë duhet që të përdoren më së shumti tri ditë, ndërsa në raste të veçanta pesë, pasi që mund ta dëmtojnë hundën

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...