Home Modë & Estetikë Ja disa këshilla për të rifreskuar stilin

Ja disa këshilla për të rifreskuar stilin

Ja disa këshilla për të rifreskuar stilinA keni nevojë për ndryshime në stil? Ja disa këshilla:

Pak theksim i buzëve mund të bëjë ndryshim të madh

Zgjedhni një ngjyrë veshjeje që kurrë më parë nuk e keni bërë

Asnjëherë nuk keni marrë guximin të zgjedhni ngjyrën e verdhë apo portokalli për kombinimin e veshjes suaj? Tani keni mundësinë ta provoni.

Jepni një pushim buzëve nga buzëkuqi

Ndoshta mund të ndjeheni më me vetëbesim kur lyeni buzët me buzëkuq, por ndonjëherë ndrrimi i buzëkuqit në nuancë mat dhe neutral ju jep një pamje më të butë dhe të ndjeshme.

Investoni në një palë xhinse me prerje të ndryshme

Të gjithë kemi të preferuarat tona, pavarsisht a janë të ngushta, me prerje në fund apo stili “boyfriend”. Do të befasoheni se sa ndryshe do të duken këpucët tuaja me një prerje dhe stil krejtsisht ndryshe.

Bëni një shoping ndryshe – duke shmangur të gjitha dyqanet tuaja të preferuara

Kjo me të vërtetë do të ju hap sytë se ka edhe tregje tjera që ofrojnë veshje të mira, jo vetëm ato vende qe i keni frekuentuar gjithëherë.

Bëni një “piercing” të ri

Edhe nëse është një detaj krejtësisht i vogël, do të ndjeheni më e re dhe me stil.

Ndryshoni anën e flokëve

Mund ta bëni këtë gjatë tharrjes së flokëve, gjë që nënkupton se ndryshimi është i përkohshëm. Jeni të mërzitur nga ndarja e flokëve në mes? Ndryshoni ato duke i ndarë në njërën anë.

Përzieni paletën e hijezimeve të syve

Gjithashtu mund të ndryshoni edhe mënyrën e vendosjes së lajnerit për sy. Grimi në stil të ri ju tjetërson pamjen dhe kështu nuk bëheni e mërzitshme me dukjen e njëjtë.

Kur ju blini diçka të re, dhuroni gjërat e vjetra për bamirësi

Kështu do të ndryshoni dhe rinovoni garderobën tuaj, por edhe i ndihmoni dikujt në nevojë.

Eksperimentoni me stil tjetër të manikyrit

Tentoni të zgjedhni stile të ndryshme, guxoni për më shumë ngjyra dhe nuanca, shtoni ndonjë gur xixëllues apo detaje tjera interesante që ju tjetërsojnë stilin dhe ju bëjnë unike në llojin tuaj.

Përmirësoni gërshetat tuaja

Gërshetat si formë kurore janë shumë në modë këtë vit, andaj lironi sa më shumë që të duken sa më natyrale.

Ndërroni bizhuterite çdo ditë

Nuk keni mjaftueshëm që të bëni përzgjedhjen? Bleni një grumbull me byzylykë apo unaza dhe ndërroni çdo ditë nga një.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...