Ja disa mësime që mund të marrim nga fëmijët

Ja disa mësime që mund të marrim nga fëmijëtNuk janë fëmijët të vetmit që mësojnë nga ne, edhe ne mund të mësojmë nga ata.

Lëvizjen

Fëmijët nuk rrinë në një vend. Fëmijët kanë nevojë të lëvizin, të paktën 3 orë në ditë, ndërsa janë prindërit ata që i ndalojnë.

Të qenit të hapur për mësime

Kur përballen me pajisje të reja elektronike, parashkollorët e kuptojnë më shpejtë se si t`i përdorin se sa studentët e rritur. Pse? Ndoshta sepse fëmijët shumë të ri mund të jenë më pak të fiksuar me ide të shkaqeve dhe efekteve, andaj janë më fleksibil në mësime.

Mos marrja gjërave aq rreptë

Të rriturit ecin shpejtë, shkelin insektet(apo lulet), ndërsa të vegjlit janë më të kujdesshëm dhe kureshtarë. Ata ndalojnë të marrin erë tek lulet, veshtojnë se si ecin insektet, si fluturojnë shpezët, me një fjalë ata marrin shënime nga ambienti që i rrethon. Fëmijët mund të jenë një përkujtues i mirë të ndalojmë dhe të vështrojmë ambientin përreth dhe të flasim më tepër me fëmijët për këto gjëra.

Parashtrimin e pyetjeve

PSE-ja e mërzitshme mund të ju bëjë të padurueshëm mirëpo fëmijët kanë dëshirë që ta kuptojnë botën që i rrethon. Ata nuk kënaqen vetëm me informata sipërfaqësore, ata dëshirojnë të dinë edhe arsyet, edhe gjithçka që është ende e paqartë në kokat e tyre. Një studim tregon se vajzat 4 vjeçare janë më kureshtaret e fëmijëve para moshës parashkollore, ato parashtrojnë 390 pyetje në ditë.

Mos të lejoni që gjërat e vogla t’ju pengojnë

Fëmijët anashkalojnë pengesat e vogla në planet e tyre, ata nuk presin të pushojë shiu, thjeshtë vetëm vazhdojnë të performojnë në kushtet ekzistuese. Asgjë nuk do t’i ndalojë në misionin e tyre për të përjetuar edhe një aventurë, sepse e dinë se do të lahen dhe thahen në të ardhmen e afërt.

Të qenit optimistë

Edhe pse nuk pëlqehet që të rriturit të besojnë në Babadimër, mund të besojmë në disa gjëra sikurse fëmijët bëjnë. Fëmijët besojnë se gjërat e mira ndodhin kohë pas kohe, janë optimistë dhe të entuziazmuar gjatë tërë kohës. Kërkimet tregojnë se këto ndjenja na bëjnë më të shëndetshëm dhe me më pak stres gjatë jetës.

KËSHILLA TË NGJASHME