Home Këshilla të ndryshme Ja disa nga vetitë shëruese të qepës

Ja disa nga vetitë shëruese të qepës

Ja disa nga vetitë shëruese të qepësQepa është e pasur me alicinë, substancë e pranishme edhe te hudhra. Ky përbërës ka veti të forta kundër trombozës. Parandalon edhe mpiksjet e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke rregulluar kolesterolin dhe hipertensionin.

Thjesht, hidhni 300 gr qepë të copëtuara në një litër ujë dhe e lini për 15 orë, kënaquni duke e pirë tre herë në ditë.

DIURETIK

Qepët ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve tepricë nga trupi, që është shumë e rëndësishme për ata që vuajnë nga reumatizmi dhe fryrjet. Për t’i trajtuar këto gjendje, hidhni 50 gr qepë të copëtuara në një gotë verë dhe e shtoni në tri gota ujë. Pini 3 gota çdo ditë.

STIMULUESE E OREKSIT

Shpeshherë qepa krahasohet me hudhrën dhe piperin e kuq. Përmbajtja e qepës me vitaminë C ndihmon në absorbimin e hekurit dhe ofron mbrojtje për trupin. Për më shumë, qepa është e pasur edhe me vitaminat C, E dhe B, magnez, fosfor, kalcium dhe fibra.

LUFTON BAKTERET

Sulfuri është i pranishëm në qepë, që na bën të “qajmë”. Sulfuri na ndihmon të mbrohemi prej infeksioneve. Nëse dëshironi ta luftoni gripin apo bronkitin, qepa është aleat. Është e hatashme nëse prekeni edhe nga diarreja apo bakteret në zorrë. Përgatisni një shurup nga qepët. Zieni dy qepë në gjysmë litër ujë. Shtoni pesë lugë nektar “agave” apo shurup nga panja. Përzieni derisa të shndërrohet në shurup dhe pini tri gota në ditë.

VETITË SHËRUESE TË QEPËS PËR SISTEMIN TRETËS

Qepa është një superstimulues për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit. Ndihmon tretjen. Nëse vuani nga acidet në stomak apo keni stomak të ndjeshëm, atëherë shmangini qepët. Studimet tregojnë se qepa parandalon zhvillimin qelizave të kancerit në abdomen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...