Home Këshilla të ndryshme Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupit

Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupit

Ja disa sekrete për aromë të mirë të trupitA nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi?

Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh?

Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë.

Ja se cilat janë disa sekrete.

Mos e lini lëkurën të thatë

Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë.

Spërkatni jastëkun dhe çarçafët

Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë.

Kujdes me detergjentin dhe veshjet

Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie.

Çka hani ju ndikon te aroma e trupit

Është e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder.

Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit. Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash.

Praktikoni aromat me “shtresa”

Ka një arsye përse ekzistojnë losionet, sapuni dhe xhelet e dushit. Përdorini ato për të krijuar aromën e preferuar të trupit për ju, që do t’ju ndihmojnë ta mbani për më shumë kohë.

Madje mund të eksperimentoni me shtresëzimin e aromave të ndryshme që kanë disa përbërës të përbashkët. Mos ngurroni të provoni derisa të gjeni atë që kërkoni.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...