Home Shëndetësi Ja disa ushqime që "luftojnë" reumatizmën

Ja disa ushqime që “luftojnë” reumatizmën

reumatizmaUshqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe marrja e ushqimeve të duhura, luan një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e rheumatizmës. Në fakt, personave që vuajnë nga kjo sëmundje por që nuk marrin mjekim, mënyra më efektive në trajtim që ju rekomandohet është përdorimi i një diete ushqimore rigoroze .

Patate të pagatuara: Ndihmojnë shumë për të çliruar nga dhimbjet dhe parehatia që shkaktohen nga reumatizma. Meqë lëkura e patateve është shumë e pasur në minerale, ato mund të futen në ujë, të zihen dhe më pas të pihet lëngu. Lëngu këshillohet të konsumohet disa herë në ditë para vakteve.

Kungulli i hidhur: Lëngu i nxjerrë prej tij duhet të përzihet me një lugë mjaltë dhe më pas të konsumohet. Është e rëndësishme të merret çdo ditë për tre muaj me rradhë

Selinoja: Lëngu i nxjerrë prej saj duket se është më i efektshëm sesa vetë konsumi i kesaj perimeje në rastin e të sëmurëve reumatik.

Limonat: Rekomandohet të pihet lëngu i dy ose tre limonave çdo ditë për të paktën tre muaj.

Arrat: Konsumimi i të pakën 6 kokrrave arra çdo ditë ndihmon në qetësimin e dhimbjeve në mënyrë efektive.
Ka disa lloje të ndryshme dietash ushqimore për të sëmurët me reumatizëm të cilat mund ti merrni në burime të ndryshme si, nëpër libra mjekësorë apo faqe interneti. Megjithatë para se të nisni ndonjë prej tyre, apo nëse doni të ndryshoni mënyrën tuaj të të ushqyerit duhet absolutisht të konsultoheni me mjekun dhe të merrni aprovimin e tij.

USHQIMET QE NUK REKOMANDOHEN:

Pijet që përmbajnë kafeinë, si : çaji,kafja dhe çokollata e nxehtë.

Erëzat dhe turshitë

Mish i kuq, peshku dhe produktet e mishit

Drithërat e përpunuara, si ato që ndodhen te buka e bardhë

Ëmbëlsirat dhe produkte të tjera që përmbajnë sasi të madhe sheqeri.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...