Home Këshilla të ndryshme Ja efektet shëndetësore nëse pini ujë me mjaltë çdo mëngjes

Ja efektet shëndetësore nëse pini ujë me mjaltë çdo mëngjes

1Një pije e thjeshtë që përmban një nga ushqimet më të shëndetshme në botë është një aleat i vërtetë në ruajtjen e shëndetit të mirë.

Është e njohur se mjalta është një prej ushqimeve më të shëndetshme në botë. Thuhet se shëndeti vjen nga stomaku prandaj konsumimi i përditshëm i mjaltës është mënyra më e mirë për të përfituar plotësisht nga pikat e forta të saj. Mjaltës mund t’i gëzohen sidomos njerëzit që kanë probleme me tretje të ushqimit. Konkretisht, kanë kapsllëk. Një pije e thjeshtë me mjaltë që mund të konsumohet çdo mëngjes në një stomak bosh do të zgjojë tretjen e ngadaltë.

PËRBËRËSIT:

– 2 dcl e ujë të vakët

– 1 lugë çaji e plotë me mjaltë

PËRGATITJA:

Përzieni mirë ujin dhe mjaltën, prisni derisa të shkrihet plotësisht dhe pastaj pijeni. Uji duhet të jetë i vakët dhe jo shumë i nxehtë, sepse temperatura e lartë shkatërron të gjitha gjërat ushqyese dhe të dobishme në mjaltë.

Si vepron uji me mjaltë në tretje?

1. Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin e tretjes, do të thotë nga zorra e hollë në të trashën,

2. Neutralizon gazrat që prodhohen në systemin tretës

3. E qetëson lukthin. Hulumtimet kanë treguar se ndihmon edhe në shërimin e ulçerave në lukth dhe gastroentritisin bakterial

Si vepron uji me mjaltë në trupin tonë?

1. E detoksifikon organizmin, do të thotë ndihmon në largimin e helmeve

2. Së bashku me lëngun e limonit bëhet aleat në dobësim

3. Vepron kundër baktereve. Mjalta e “pastër” është plot me enzima, vitamina dhe minerale të cilat luftojnë kundër baketreve të dëmshme.

4. Lehtëson alergjitë ashtu që i ndihmon trupit që të desenzibilizohet në polen dhe kështu zvogëlon ndjeshmërinë në rrethinë.

5. Si antioksidant natyror e pastron lëkurën tonë

6. E rregullon nivelin e sheqerit në gjak. /GazetaExpress/.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...