Ja faktorët që ju shtojnë rrudhat në lëkurë

Faktorët kryesorë që ndikojnë në shtimin e rrudhave të lëkurës kanë të bëjnë me zakonet tuaja të përditshme. Për të qëndruar të rinj dhe sa më të freskët ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni, të ndryshoni rutinën tuaj si dhe të zgjidhni në mënyrë të duhur produktetet që përdorni për të larë fytyrën.

Ja faktorët që ndikojnë në shtimin e rrudhave të lëkurës:

Mungesa e gjumit çon në dehidratim të lëkurës.

Banjat e gjata dhe të nxehta çojnë në lëkurë më të thatë.

Dietat e pabalancuara ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës.

Konsumimi i mishit të kuq është një faktor që ndikon në shtimin e rrudhave  në fytyrë

Mungesa e proteinave parandalon qelizat e lëkurës të rinovohen.

Mungesa e antioksidantëve sjell formimin e më shumë rrudhave.