Home Këshilla të ndryshme Ja mëlmesat, të cilat e parandalojnë kancerin

Ja mëlmesat, të cilat e parandalojnë kancerin

Ja mëlmesat, të cilat e parandalojnë kancerinNëse çdo ditë konsumoni këto mëlmesa, atëherë me gjasë nuk do t’ju duhet që të brengoseni se a do të prekeni nga ndonjë sëmundje malinje gjatë jetës suaj

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një ilaç i vjetër, të cilin tradicionalisht e përdorin banorët e Evropës Veriperëndimore, e tani ai përdoret gjithnjë e më shumë edhe te ne. Ai largon shumë probleme shëndetësore, duke filluar nga ftohja, e deri te kapsllëku. Mund të përdoret i tharë, apo si i freskët. Ai ka veprim antiinflamator, prandaj parandalon me sukses kancerin e mushkërive dhe të rrugëve të tretjes. Shpesh përdoret pas kimioterapisë, meqë e largon nauzenë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rozmarina

Është një mëlmesë tradicionale mesdhetare dhe një burim i mrekullueshëm i antioksiduesve. Më së shpeshti shtohet në supa, salca të domates dhe në ushqime me mish. E detoksikon organizmin, e mund të përdoret edhe si çaj. E stimulon mëlçinë për një punë më të mirë, prandaj parandalon kancerin e mëlçisë, veshkave, dhe pankreasit. Meqë stimulon apetitin, përdoret edhe te personat pas trajtimit me kimioterapi.

Kurkumina

Kurkumina është një antiseptik natyror, i cili vjen nga Lindja e Largët, ku me shekuj të tërë përdoret si ndihmë për shërimin e plagëve dhe dezinfektim, si dhe për mjekimin e reumës. Studimet më të reja tregojnë se kurkumina shtyn paraqitjen e sklerozës multiple, e vepron edhe si parandalim i mirë i kancerit të prostatës, të gjirit, melanomës dhe leukemisë. Meqë ndikon në veprimin e disa ilaçeve, kurkumina nuk duhet të përdoret bashkë me kimioterapi.

Specat djegës

Specat e kuq djegës, piperi kaien dhe specat e gjelbër, po ashtu djegës, kanë sasi të madhe të kapsaicinës. Kjo substancë ka veprim antiinflamator, nxit tretjen dhe parandalon paraqitjen e polipeve në mukozë të zorrëve. Po ashtu, personat që e përdorin shpesh, rrallë sëmuren nga kanceri i prostatës.

Hudhra

Hudhra shpesh quhet edhe antibiotik natyror, meqë prej lashtësisë përdoret për mjekimin dhe parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Mjekët kanë konstatuar se personat, që përdorin shpesh hudhrën, janë më pak të rrezikuar nga paraqitja e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të kancerit të mushkërive dhe gjirit.

Çaji i mendrës

Çaji i mendrës me shekuj përdoret për zbutjen e ngërçeve, problemeve me tretje, si dhe të diarresë, e tani dihet se ndihmon edhe në shërimin e sindromës së zorrëve irritabile dhe në parandalimin e kancerit të zorrëve. Mendra po ashtu e qetëson edhe gastritin dhe e ndihmon organizmin që ta marrë veten pas terapisë me rrezatim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...