Home Këshilla të ndryshme Ja nga çka ju mbrojnë tatuazhet

Ja nga çka ju mbrojnë tatuazhet

2Shkencëtarët në Universitetin e Alabamës kanë gjetur se tatuazhet mund ta forcojnë sistemin imun të një personi.

Kështu, sipas shkencëtarëve, njerëzit që kanë më shumë se një tatuazh në trup janë në gjendje që të luftojnë më mirë gripin sesa ata me vetëm një tatuazh apo me asnjë.

Tatuazhet mund të jenë fizikisht rraskapitëse, vunë në dukje shkencëtarët. Autori i studimit, Dr. Chrisopher Lynn tha: “Ato jo vetëm që ju lëndojnë përderisa jeni duke e bërë një të tillë, por edhe mund t’ju rraskapitin”.

Por, ai shtoi se, kur një person merr më shumë se një tatuazh, pas stresit të vizatimit të tatuazhit në trup, sistemi imun i trupit bëhet më i fuqishëm, transmeton Gazeta Express.

Për të arritur në këtë përfundim ata analizuan disa vullnetarë të cilët dëshironin të bënin tatuazhe. Shkencëtarët analizuan ata para dhe pas marrjes së tatuazheve.

Shkencëtarët gjetën se nivelet e imunoglobinës A kishin rënë dukshëm në personat që merrnin vetëm një tatuazh, në përgjigje ndaj stresit të tatuazhit.

Megjithatë, ata të cilët merrnin më shumë tatuazhe, trupi i tyre kishte një rënie më të vogël të imunoglobinës. Dhe, trupi i tyre kthehej në gjendjen fillestare më shpejtë se i atyre që bënë vetëm një tatuazh.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...