Home Këshilla të ndryshme Ja përfitimet nga hithera

Ja përfitimet nga hithera

Ja përfitimet nga hitheraNë mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.

Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...