Home Këshilla të ndryshme Ja pse duhet ta pastroni trupin me kripë

Ja pse duhet ta pastroni trupin me kripë

Kripa, përveç që është e domosdoshme në ushqim, mund t’ju ndihmojë të ndiheni dhe të dukeni më të rinj.

Pastrimi i lëkurës duke përdorur kripë të detit po bëhet gjithnjë e më i përdorur nëpër sallonet e bukurive, pasi ka funksionuar për shumë kohë dhe në shumë njerëz, transmeton gazetametro.net
Arsyeja e parë që kripa ndikon mirë në trupin tonë është që edhe trupi ynë përbëhet nga kripa. Mendoni sa shumë kripë lëshojmë kur djersitemi, shkruan revista ‘Menshealth’.
Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane ‘Anthony’ që merret me këtë lloj të pastrimit të lëkurës, thotë se kripa është lëndë që largon nga trupi pjesën e vdekur të lëkurës. Edhe gjasat për reaksion alergjik janë të vogla.

Një arsye tjetër praktike që ta përdorim trajtimin me kripë në lëkurë është fakti që ajo nuk merr më shumë kohë se sa përdorimi i shamponit të zakonshëm gjatë dushit.
Përdorimi i kripës në lëkurë është garanci që lëkura juaj do të duket më mirë.

Ajo ju ndihmon të rruheni e ndihmon në qarkullimin e gjakut. Krejt çfarë duhet të bëni është të merrni kripë kualitative të imët dhe ta vendosni në tërë lëkurën tuaj, duke përfshirë edhe fytyrën. Kjo do të bëhet shprehi dhe lëkura juaj do të përmirësohet në shumë aspekte.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...