Home Këshilla për Prindër Ja pse fëmijët duhet të ushqehen vetë

Ja pse fëmijët duhet të ushqehen vetë

Amy Brown, profesoresh në Swansea Univeristy, thotë se vocërrakëve që ju është dhënë mundësia të ushqehen vet janë më aventurier ashtu si dhe përdorues të shëndetshëm të ushqimit.

Ajo shton se fëmijët që janë më të mëdhenj se 6 muaj, nuk duhet ti ushqeni më me lugë, sepse ata fëmijë janë të gatshëm për të ngrënë ushqim solid. Libri i saj ‘Why Starting Solid Matters’, që do të publikohet javën tjetër, përfshin një studim të bërë mbi 300 fëmijë, peshën e tyre dhe sjelljen në të ushqyer.

Studiuesja ka thënë për ‘Sunday Times’ se bebet duhet të lejohen të hanë vetë, aq sa ata vetë duan, ndërkohë që mësojnë të ushqehen. Ndërsa të ushqyerit me lugë nga prindërit, mund ti çojë fëmijët të hanë më shumë seç kanë nevojë apo seç ata duan.

‘Ti lëmë të hanë vetë, sepse realisht një tas më ushqim është shumë më  shumë se ajo që një fëmijë ka nevojë të hajë’, thotë Amy Brown.

Ajo ka bashkë shkruar një studim me kolegen e saj Michelle Lee, në vitin 2014, me në fokus 298 fëmijë, një vështrim se si bebet nga 6 muaj deri në 12, prezantoheshin me ushqimin. Më vonë ato studiuan peshën dhe sjelljen e të ngrënit, te i njëjti kampion, ndërsa ata kishin arritur moshën 18-24 muaj.

Studimi nxori në pah se ata që ishin lënë të ushqeheshin vet, ishin të aftë të ndalonin kur ngopeshin, dhe nuk kishin asnjë predispozitë mbipeshe. Me një aftësi më të lartë për të kontrolluar nevojat e tyre, një nisje e mirë për vetëdijesimin për veten.

Por sipas Lee dhe Brown, këto arritje janë të kushtëzuar dhe nga faktorë të rëndësishëm si origjina dhe përgatitja e nënës, pesha e lindjes dhe ushqimi me gji.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...