Home Shëndetësi Ja pse femrat e përballojnë gripin më mirë se meshkujt

Ja pse femrat e përballojnë gripin më mirë se meshkujt

2Periudha e dimrit njihet gjerësisht si një portë hyrëse për shumë probleme shëndetësore, ku mes tyre veçojmë gripin. Temperatura e lartë, kollitja e vazhdueshme, dehidratimi, dobësia fizike dhe mungesa e oreksit janë disa nja shenjat kryesore të këtij infeksioni viral që prek të dyja gjinitë.

Siç e thamë më lart, gripi prek të dyja gjinitë, por përballohet ndryshe nga të dyja. Mund të duket si nj debat seksist, por femrat e përballojnë më mirë gripin sesa meshkujt.

Studiuesit e Johns Hopkins University udhëhoqën një studim në një prej spitaleve më të rëndësishëm në Baltimore, SHBA. Ata analizuan mbetjet e mukozës nazale të 258 pacientëve të prekur nga gripi. Këto mukoza iu nënshtruan një trajtimi mbjelljeje me estrogjen natyral dhe artificial. Në fund të studimit u vu re që organizmi femëror reagonte më mirë ndaj gripit.

Estrogjeni ka aftësi antivirale dhe anti-inflamatore që mund të mbajë nën kontroll virusin e gripit. Studiuesit do të përshkallëzojnë akoma më tej këto studime pasi estrogjeni rezulton efektiv edhe në trajtimin E HIV-AIDS, Ebolas dhe hepatiteve të ndryshme./Living

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...