Ja pse nuk duhet pastruar veshët

Ja pse nuk duhet pastruar veshëtVeshët e kanë procesin e tyre higjienik, prandaj me pastrim dhe vënien e objekteve të ndryshme në vesh, ju çrregulloni procesin natyror të trupit tuaj dhe potencialisht mund edhe të lëndoheni.

Me pastrimin e veshëve e largoni cerumenin (dyllin), kurse dylli mirëmban higjienën e veshëve, formon një shtresë mbrojtëse. Ai është një mbrojtës i përsosur natyral kundër inflamacionit dhe infeksionit.

Kur pastrojmë dyllin, zvogëlohet mbrojtja natyrale. Pastaj çdo kontakt me ujin paraqet rrezikun e mundshëm të infeksionit.

Dylli zbut lëkurën e kanalit të veshit dhe e bën më të yndyrshme dhe elastike, me aromën e tij largon insektet dhe siguron një mbrojtje kundër baktereve, kërpudhave dhe ujit.

– Ndikimi negativ i shkopinjve nga pambuku: Heqja e dyllit mund të dëmtojë seriozisht rregullimin natyral të trupit dhe potencialisht të rrezikojë dëgjimin tuaj. Kur përdorni shkopinj pambuku, në atë mënyrë e shtyni dyllin thellë në skajin e veshit dhe kjo mund të çojë në dëmtim të daulles së veshit.

Gjithashtu, ky veprim bën që kërpudhat dhe bakteret të cilat gjenden në pjesën e jashtme të veshit të depërtojnë në brendësi, gjë që mund të shkaktojë një numër të infeksioneve dhe inflamacioneve.