Home Këshilla të ndryshme Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta...

Ja sa herë mund ta përdorni peshqirin e dushit para se ta futni në rrobalarëse

1Për shumë njerëz, mjafton që peshqiri i dushit të ndërrohet çdo një javë. Pas një dushi me ujë të nxehtë, ju e ndjeni veten të pastër dhe rrjedhimisht peshqiri do të qëndrojë i pastër për një kohë, apo jo?

Epo, pavarësisht se trupin e keni shumë të freskët pas një dushi, peshqirët mesatarisht koleksionojnë dhjetë milionë qeliza të vdekura të lëkurës, e gjithashtu edhe kërpudha apo baktere të cilat kanë mbijetuar nga dushi, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se peshqiri bie në kontakt edhe me gjenitalet tuaja dhe pjesën anale, baktere tjera transferohen në peshqir, dhe më peshqiri nuk është aq i pastër.

Gjithashtu, në çdo moment që e lini peshqirin të thahet, bakteret shumëzohen vazhdimisht, sepse atmosfera e lagësht nëpër tualete është e përsosur për inkurajimin e rritjes së baktereve dhe gjërave tjera të padëshirueshme.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që mos ta përdorni të njëjtin peshqir më shumë se tri herë, ndërsa kur e bëni këtë, sigurohuni se e pastroni me ujë të nxehtë dhe me detergjent. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...