Home Këshilla të ndryshme Ja sekreti i lumturisë femërore

Ja sekreti i lumturisë femërore

Nënat, të cilat sapo kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre nuk duhet të tremben nga rifillimi i punës, pasi kjo gjë do i ndihmojë ato për t’u ndjerë më të lumtura.

Madje, nëse një nënë është në gjendje të kujdeset për familjen pa braktisur karrierën profesionale të saj, do të ndjehet më e shëndetshme dhe më e lumtur sesa ndonjë person tjetër.

Këto janë përfundimet që kanë nxjerrë kërkuesit amerikanë të universitetit të Penn State dhe Akron, përgjatë një studimi të kryer me 2.540 gra, të cilat janë bërë nëna në periudhën midis viteve 1978 dhe 1995.

Sipas këtij kërkimi theksohet se puna me kohë të plotë përmirëson shëndetin fizik dhe mendor të gruas, pasi femrat që janë rikthyer në punë me kohë të plotë ndjehen më në formë dhe kanë më shumë energji sesa femrat e tjera.

Ky rezultat vjen pasi nënat punëtore nuk shkatërrojnë familjen pasi ato kanë një vend ku të shprehin përgatitjet e tyre, preferencat dhe jo preferencat.

Sipas këtyre rezultateve të këtij studimi, fermat në gjendje psiko-fizike më të keqe janë ato femra të cilat rastësisht janë të papuna.

“Mos bini preh e kompromiseve, mos hiqni dorë nga ambiciet tuaja, studimet dhe karriera. Puna të bën mirë”, siguron ekspertja Adrianne French, e cila shton se femrat që ndërpresin punën do të hasin më shumë pengesa në të ardhmen.

Por studimi nuk vlerëson faktin nëse puna e shtëpisë që bëjnë femrat, ku kujdesen për fëmijët, bashkëshortin, etj është më e vështirë sesa puna në zyrë ose fabrikë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...