Home Shëndetësi Ja shenjat e hershme të kancerit të mushkërive

Ja shenjat e hershme të kancerit të mushkërive

Ja shenjat e hershme të kancerit të mushkëriveKanceri i mushkërive është një nga llojet më të përhapura të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të larta vdekshëmrie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkërive.

Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij është thelbësor për një trajtim të suksesshëm. Ja disa nga simptomat e para që mund të tregojnë shfaqjen e këtij lloj kanceri.

Kollë e vazhdueshme: kolla e vazhdueshme, intensive që zgjat për më shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet aspak mund të tregojë për një tumor të mundshëm në mushkëri.

Ndryshimet në kollë: ndryshimet në zë, kollë që bëhen të dhimbshme kërkojnë kujdes mjekësor. Gjakderdhja gjatë kollitjes është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Vështirësi në frymëmarrje: gulçimi ose vështirësitë në frymëmarrje janë një shenjë që tregojnë për kancer mushkërish gjithashtu. Kjo ndodh për shkakun se tumoret e mushkërive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e lëngjeve rreth mushkërive, shkruan qiriu.net.

Dhimbje gjoksi: nëse ju shoqërojnë për një kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolla e vazhdueshme dhe me intensitet të lartë dhe dhimbja në pjesën e pasme atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme: rënia në peshë në mënyrë jo normale dhe të pashpjegueshme është një nga shenjat që tregon thuajse për të gjitha llojet e kancerit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...