Home Shëndetësi Ja shenjat e kancerit të mushkërive

Ja shenjat e kancerit të mushkërive

Ja shenjat e kancerit të mushkëriveKollitja, ndryshimet e zërit, infeksionet e shpeshta të mushkërive… të gjitha këto mund të jenë simptoma të hershme të kancerit të mushkërive. E, kanceri i mushkërive është njëri ndër llojet më të shpeshta të kancerit, që paraqiten si te meshkujt, po ashtu edhe te femra në mbarë botën.

Ja shenjat më të shpeshta të kësaj sëmundjeje të rreziksme:

Kollitja konstante është shenja e parë. Kollitja mund të jetë edhe pasojë e ftohjes, por nëse kollitja zgjat më shumë, atëherë duhet të shkoni te mjeku. Nëse pini duhan, kujdes duhet kushtuar ndryshimit të tipareve të tij.

Mbetja pa frymë gjatë kryerjes së punëve më të thjeshta, të cilat më parë i keni kryer pa problem.

Dhembja e gjoksit, supeve, shpinës, apo eshtrave, po ashtu të jenë shenjë e hershme e kanceri të mushkërive.

Ndryshimet e zërit mund të shkaktohen nga ftohja, por nëse edhe pas kalimit të gripit zëri mbetet më i trashë, atëherë ekziston rreziku i pranisë së kancerit të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi që përdoret shpesh shkakton sterilitet te meshkujt

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se analgjeziku dhe ibuprofeni antipiretik mund të çojnë në infertilitet te meshkujt. Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën "Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave". Eksperimenti u ndoq nga 31 meshkuj nga 18 deri në 35-vjeç. Ata u ndanë në dy grupe. Grupi i parë i të anketuarve morën 600 miligramë ibuprofen (ekuivalent...