Home Teknologji Ja si ta shpejtoni iOS 10 në iPhone të vjetër

Ja si ta shpejtoni iOS 10 në iPhone të vjetër

6Pasi e keni përditësuar – ta zëmë iPhone 5 ose 5s – në iOS 10, ndoshta keni vërejtur se celulari juaj është nxehur më shumë se më parë.Ndoshta edhe keni vërejtur se iOS 10 ua ka ngadalësuar pak pajisjen ose që bateria po shpenzohet më shpejtë.

Kështu, nëse pajisja juaj e vjetër iOS ju duket se është ngadalësuar me iOS 10, më poshtë Gazeta Express ju tregon disa gjëra që mund t’i bëni për ta shpejtuar performancën pak.

1. Lironi pak hapësirë

Nëse nuk keni shumë hapësirë, pajisja juaj mund të punojë më ngadalë. Kështu, për të parë se sa hapësirë keni shkoni në Settings > General > Storage & iCloud Usage dhe zgjidhni Manage Storage nën skesionin Storage. Aty do ta shihni se sa shumë hapësirë keni përdorur dhe nëse nuk keni hapësirë mjaftueshëm, atëherë shkoni tek fotot dhe videot dhe fshini gjërat e panevojshme.

2. Ndalni shkarkimet automatike

Aplikacionet e përditësojnë veten në prapavijë, duke ua lehtësuar punën që t’i përditësoni vetë ato. Por përditësimi i aplikacioneve në sfond është një proces që e prekë CPU-në e pajisjes tuaj. Ju mund ta ndalni këtë veçori dhe t’i përditësoni aplikacionet në mënyrë manuale në aplikacionin App Store. Për ta bërë këtë shkoni në Settings > iTunes & App Store dhe ndaleni Updates në seksionin Automatic Updates.

3. Ndaleni rifreskimin e aplikacioneve në sfond

Aplikacionet rifreskojnë përmbajtjen e tyre në sfond. Për shembull, Facebook përditëson përmbajtjet në mënyrë automatike pa pasur nevojë që ju ta bëni këtë duke hyrë në aplikacion. Por, kjo sigurisht se e rëndon CPU-në. Për ta ndalur këtë, shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe klikojeni goglën për ta ndalur./Lajmi.net

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...