Home Këshilla të ndryshme Ja si të përmirësoni tretjen për 15 minuta

Ja si të përmirësoni tretjen për 15 minuta

Ja si të përmirësoni tretjen për 15 minutaGjatë festave tryeza është plot me ëmbëlsira, të cilat na kënaqin, por trakti ynë tretës nuk i duron të gjitha. Ja zgjidhja …

Uji i vakët me limon

Në një gotë me ujë të vakët qëroni një limon dhe e pini. Këtë pije mund ta konsumoni si parandalim, dhe kështu të parandaloni problemet me tretjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji i ullirit me limon

Përpini një lugë vaj ulliri, të cilën sipas dëshirës mund ta përzieni me lëng limoni. Ky ilaç ndihmon në nxitjen e tretjes dhe më së miri është ta konsumoni në mëngjes ose disa orë pas shujtës.

Soda e bikarbonatit me ujë të vakët

Në një gotë me ujë të vakët shtoni gjysmë luge sodë bikarboni dhe e përzieni. Ky kombinim me gjenerata të tëra njihet si aleat për ata me tretje jo të mirë të ushqimit, por duhet pasur kujdes të përdorni sodën farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini pothuajse në të gjitha barnatoret apo në shitoret me ushqim të shëndetshëm. Kjo recetë nuk u sugjerohet atyre që vuajnë nga të thatit në lukth.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Testi i gjakut mund të identifikojë “mbi 50 lloje të kancerit”

Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para. Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm. Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të...