Ja si të rrisni shpejt flokët tuaja

Ja si të rrisni shpejt flokët tuajaKeni prerë flokët por më pas jeni bërë pishma, mos u shqetësoni sepse tashmë është gjetur kura e cila i rrit dy herë më shpejt flokët tuaja.

Një prej elementëve që ndikon në rritjen e shpejtë të flokëve tuaj është qepa e kuqe, pasi ato janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe që i bën flokët të shëndetshëm.

Gjithashtu ajo përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe ka veti anti­bakteriale që mban larg lëkurës inflamacionin.

Shtrydhni lëngun e katër kokrrave qepë të kuqe përmes një shtrydhëseje. Lëngun e përftuar përzjejeni me një lugë mjaltë dhe më tej pasi të jetë bërë një masë homogjene, aplikojeni në rrënjën e flokëve.

Lëreni të veprojë mesatarisht 30 minuta dhe më tej lajeni kokën normalisht. Për të pasur rezultate sa më efikase, një veprim të tillë përsëriteni një herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME