Home Këshilla të ndryshme Ja si ti eleminoni rrudhat rreth syve me këta përbërës të zakonshëm

Ja si ti eleminoni rrudhat rreth syve me këta përbërës të zakonshëm

rrudhatRrudhat janë shenjat që vitet lënë në lëkurën e gjithësecilit prej nesh, e sa gjenetike, ky proces ndikohet dhe nga faktorë te ndryshëm të jashtëm e stili i jetesës në përgjithësi.

Rrudhat e para që shfaqen janë në fytyrë dhe kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve.

Ekspozimi në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, mimikat etj përshpetojnë procesin e shfaqjes së rrudhave, por për fat te mire ka shumë mënyra e përbërës natyralë që mund të trajtojnë rrudhat e para e te zbehin këto te fundit në zonën e syve.

1.Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.

2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja, shkruan Living.

3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.

4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.

5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...