Home Këshilla të ndryshme Ja si ti parandaloni rrudhat përreth syve

Ja si ti parandaloni rrudhat përreth syve

Ja si ti parandaloni rrudhat përreth syvePlakja sjell shumë telashe në dukjen tonë. Me kalimin e viteve, fytyra fillon të rrudhoset, sepse humb elasticitetin dhe fortësinë dhe fillon të lëshohet.

Shenjat e para të plakjes shfaqen përreth syve. Ndodh që muskujt dhe indet të dobësohen gjatë kalimit të kohës, sepse bie prodhimi i kolagjenit.

Pos kësaj, yndyrat dhe lëngjet grumbullohen përreth syve duke e bërë atë hapësirë të ndjeshme. Si rezultat i kësaj, përreth syve shfaqen qeska të errëta, prandaj edhe dukeni më të vjetër se sa që në fakt edhe jeni. Pos plakjes, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që ndikojnë në qeskat e ënjtura.

Në fakt, njerëzit që kalojnë përmes ndryshimeve hormonale shpeshherë nuk flenë dhe janë në stres. Po ashtu, shumë shprehi të jetës si alkooli dhe duhani mund të ndikojnë në plakjen e parakohshme. E fundit, por jo më pak e rëndësishme është gjenetika, që luan rol të rëndësishëm. Eyeliner-i dhe hijet për sy janë më pak janë të dukshëm, duke zvogëluar efektin e grimit. Për fat të mirë, ekziston një recetë e thjeshtë shtëpiake që në masë efikase e kapërcen këtë problem estetik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ju nevojiten vetëm 1 të bardhë të vezës dhe shkopi për veshë.

Puna e parë që duhet të bën është që thellësisht t’i pastroni kapakët nga grimi, në mënyrë që lëkura të jetë e thatë dhe e pastër. Ndani të bardhët e vezës. Futeni shkopin aty, mbyllni kapakun e syve dhe kaloni me shkop sipër. Mbani sytë mbyllur derisa të jetë tharë të bardhët e vezës. Si alternativë, përdorni tharësin e flokëve për ta shpejtuar procesin e tharjes, më pas e shpëlani.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...