Home Këshilla të ndryshme A janë të nevojshme suplementët e vitaminave?

A janë të nevojshme suplementët e vitaminave?

6Në qoftë se përdorni disa prej shtojcave në ushqim, ju duhet të pyesni veten nëse duhet t’i merrni ato vetë apo ndoshta një alternativë më e mirë është që të kërkohet ndihma profesionale.

Shumë njerëz përdorin shtojca në ushqim, me shpresën që t’u përmirësohet shëndeti i tyre, dhe as nuk pyesin nëse vitamina shtesë është me të vërtetë efektive në ushqim?

Kohët e fundit, gazeta “New York Times” botoi një artikull nga gazetarja, Jane E. Brody, e cila tregon se shumë shtojca shkaktojnë efektin placebo në rastin më të mirë, ndërsa në atë atë të keq mund të shkaktojnë dëme.

Ajo shpjegon përfitimet e mundshme dhe rreziqet e secilës. Jane ka një lajm të keq për ata që marrin multivitamina, sepse, siç thotë ajo, ato nuk mund të parandalojnë sëmundjet kronike.

Ekspertja tha se shtesat e tjera në ushqim janë të pakuptimta ose edhe të dëmshme, siç janë: kalciumi (duke shkaktuar kapsllëk ose edhe një sulm në zemër apo problemet e veshkave), vaj peshku (mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës) dhe magnez (mund të shkaktojë diarre).

Problemi është se laiku mesatar nuk ka njohuri të mjaftueshme mjekësore në dispozicion për të përcaktuar se cila vitaminë është e mirë. Prandaj, është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj për t’ju ndihmuar të përcaktoni se cila shtesë është e përshtatshme për trupin tuaj.

Duke pasur parasysh se me blerjen e vitaminave ju mund të shpenzoni një shumë të madhe parash, ose më keq – të dëmtoni shëndetin tuaj, është mirë që të konsultoheni me mendimin e ekspertit dhe të konsultoheni me një mjek.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...