Jelekët mund të na sëmurin

Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe (e njëjta gjë vlen dhe për të gjithë botën), gratë që mbajnë një palë jelekë të parehatshme janë 70 për qind.

E keqja është se një palë jelekë të parehatshme, që mbahen për një periudhë të gjatë, shkaktojnë dëme serioze, sidomos për gratë me gjoks të madh. Nëse jelekët nuk janë të përshtatshme, pesha e dy gjinjve u ngarkohet shpatullave, me pasoja shkatërruese për shëndetin e shpinës, që me kalimin e viteve është e destinuar të përkeqësohet.

 Nëse jelekët nuk bëjnë punën e tyre, atëherë femra kompenson efektet e forcës së gravitetit, duke ndryshuar mënyrën e ndenjes së trupit, dhe ky fakt përveçse provokon dhimbjen e shpinës, mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen,madje dhe dhimbje stomaku. ”Jelekët kanë funksionin e një ure të fortë”, shpjegon drejtuesi i shoqatës britanike të kiropraktikës.

Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe (e njëjta gjë vlen dhe për të gjithë botën), gratë që mbajnë një palë jelekë të parehatshme janë 70 për qind. E keqja është se një palë jelekë të parehatshme, që mbahen për një periudhë të gjatë, shkaktojnë dëme serioze, sidomos për gratë me gjoks të madh. Nëse jelekët nuk janë të përshtatshme, pesha e dy gjinjve u ngarkohet shpatullave, me pasoja shkatërruese për shëndetin e shpinës, që me kalimin e viteve është e destinuar të përkeqësohet.

Nëse jelekët nuk bëjnë punën e tyre, atëherë femra kompenson efektet e forcës së gravitetit, duke ndryshuar mënyrën e ndenjes së trupit, dhe ky fakt përveçse provokon dhimbjen e shpinës, mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen,madje dhe dhimbje stomaku. ”Jelekët kanë funksionin e një ure të fortë”, shpjegon drejtuesi i shoqatës britanike të kiropraktikës.

Si mund t‘i zgjedhim jelekët e duhur?
Fillimisht duhet t‘i kushtojmë rëndësi formës dhe përmasës së kupave, treguar në pjesën e brendshme ku mbërthen, nga A-ja deri te F-ja, sipas madhësisë së gjoksit. Kupa është e duhura vetëm nëse nuk e “pret” askund gjoksin: ky rregull vlen për të gjitha llojet e jelekëve, përfshi dhe ato “ballkon”. Prerja e duhur gjendet në këtë mënyrë: duke veshur jelekët, pjesa e rripit që lidhet rreth shpinës duhet të qëndrojë në mënyrë perfekte horizontalisht gjatë gjithë kohës dhe të mos ngrihet lart në nivelin ku janë fiksuar fiksuesit e rripave.

Në fakt nuk janë rripat që qëndrojnë mbi shpatulla ato që kryejnë funksionin e mbajtjes, por ai që lidhet rreth bustit. Rripi duhet të rrethojë të gjithë bustin, duke qëndruar i palëvizur, pa të shtrënguar shumë dhe të ketë gjatësinë e duhur, në mënyrë që pasi të hiqen, të mos lënë shenja të kuqe mbi lëkurë. Gjinjtë duhet të mbulohen pjesërisht nga kupat.

Aty ku mbaron kupa e jelekut, përgjatë kufirit superior, linja duhet të jetë e lirë, nuk duhet të lërë shenja. Jelekët duhet të qëndrojnë të puthitura pas bustit, pa të bezdisur, ose më keq akoma të krijojnë gërvishtje mbi lëkurë. Kur zgjidhen një palë jelekë, duhet pasur parasysh që volumi i gjinjve mund të pësojë luhatje në varësi të peshës së trupit, por edhe gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual. /Telegrafi/