Home Këshilla të ndryshme A jemi të vetëdijshëm për helmet në mjetet për kujdes dhe pastrim...

A jemi të vetëdijshëm për helmet në mjetet për kujdes dhe pastrim personal

4Mjetet kimike për pastrim kanë përbërës kimik, emrat e të cilëve mezi i lexojmë mbrapa dhe nuk e dimë se cili është qëllimi i tyre. Ajo çka është e përbashkët për shumicën e këtyre përbërësve është që nuk janë natyralë dhe që ndotin natyrën dhe helmojnë njerëzit.

Askush më nuk mendon në atë se si gjyshet tona dikur i kanë mbajtur shtëpitë e pastra, dhe i kanë mbajtur të pastra me përbërës të pastër si uthulla, alkooli për pastrimin e plagëve, soda e bukës, acidi citrik dhe kripa, transmeton Koha.net. Në kohërat e reja, në internet ka shumë receta se si të përzihen mjetet personale për pastrim të cilat janë jotoksike, të lira dhe që me siguri i kemi në kuzhinë.

Uthulla është e njohur si dezinfektuese sepse ngadalëson rritjen dhe vret mikroorganizmat, është largues i shkëlqyeshëm i yndyrës, frenon rritjen e mykut dhe shkrin shtresat minerale të krijuara nga uji.

Alkooli (70 për qindësh) është antiseptik i njohur për dezinfektimin e lëkurës i cili vret edhe bakteret e zakonshme në shtëpi.

Soda e bukës është lehtësisht abrazive dhe e njohur si mjet për zbutjen e ujit të fortë, ndihmë gjatë pastrimit e gypave (në kombinim me uthullën) dhe zbardhues i lehtë i rrobave të bardha.

Acidi citrik vret bakteret, por është edhe largues i shkëlqyer i yndyrës. Zakonisht përdoret për dezinfektimin e dërrasave për prerje në kuzhinë, për pastrimin e tualeteve dhe si një nga komponentët për përgatitjen e detergjentit tuaj për makinën larëse të enëve, por është edhe shtesë e shkëlqyeshme e detergjentit për larjen e rrobave i cili parandalon zbehjen e ngjyrave.

Kripa e jodizuar vret bakteret dhe kërpudhat në sipërfaqet siç janë dushet, lavamanët, sfungjerët në kuzhinë, por ka edhe veprim abraziv. Përkundër përbërësve natyrorë të cilëve shkenca nuk u është përkushtuar sa duhet, pasojat e veprimit të përbërësve kimikë shkencëtarët i dinë shumë mirë.

Kanada në vitin 1999 e ka shpallur formaldehidin kimikat toksik, por ai ende përdoret në mjetet për kujdesin e lëkurës së fëmijëve dhe të rriturve edhe sot – për shembull, Neutrogenit, “Johnson and Johnson Baby” dhe “Clean and Clear”. Është ndaluar përdorimi i tij në disa raste në Evropë, ndërsa agjencitë ndërkombëtare për hulumtim të kancerit e quajnë kancerogjen. Por ky kimikat nuk është i vetëm, është në shoqëri me dioksinin 1,4 po ashtu kancerogjen, ndërsa të dy kimikatet lirohen nga konservanset që gjenden në produkte.

Aty janë dhe ftalatet që gjenden në ambalazhin plastik, konservanset e njohura me emrin parabene, përbërësit që japin aroma dhe triclosani (në sapunët antibakterial, pastat për dhëmbë dhe ujërat për shpëlarjen e gojës) – të gjitha kimikate që shkatërrojnë sistemin endokrin të njerëzve.

Tretja Stoddard, naftalina dhe morfolina konsiderohen tretje të rrezikshme, ndërsa materialet e kloruara mund të formojnë komponime organike të klorit të cilat mund të ruhen në qelizat e yndyrave përmes të cilave mund të hyjnë edhe në qumështin e nënës, transmeton Koha.net. Butil glikoli për shembull gjendet në shumicën e preparateve për larjen e dritareve, furrave, largimin e njollave, freskimin e hapësirave, pastrimin e tepihëve, ndërsa konsiderohet jashtëzakonisht helmues.

Shumë nga përbërësit e përmendur janë neuro helme të cilat reduktojnë punën e sistemit qendror nervor, ndërsa mund të shkaktojnë dhimbje të kokës, mungesë të koncentrimit, hutim dhe simptoma të sëmundjeve mentale. Megjithatë, vetëm këtë vit Ministria amerikane e shëndetit dhe mirëqenies sociale e ka vënë formaldehidin në listën e vet të shkaktarëve të njohur të kancerit tek njerëzit. Trembëdhjetë vjet më vonë se Kanada. Megjithatë, edhe prodhuesit e mëdhenj kanë filluar të ndërrojnë përbërësit e produkteve të veta. Kështu “Johnson and Johnson” ka thënë që do t’i largojë të gjithë kimikatet e dëmshme nga produktet për fëmijë deri në vitin 2013, ndërsa nga të gjitha produktet tjera për kujdes personal deri në vitin 2015.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit

Vitet e fundit, uji i kokosit është bërë një pije shumë e famshme. Është i shijshëm, freskues dhe gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj. Për më tepër, është i ngarkuar me disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë mineralet që shumica e njerëzve nuk i marrin sa duhet. Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore të ujit të arrës së kokosit. Mund të ketë...