Jepet alarmi për limonin te pijet në lokale

Jepet alarmi për limonin te pijet në lokaleKa shumë persona që nuk e pranojnë akullin në lokale për shkak të denoncimeve të shumta në lidhje me ruajtjen e tij, por së fundmi është dhënë alarmi edhe për limonin.

Ekspertët bëjnë me dije se në fetat e limonit që banakierët na vënë në gotat e pijeve, ka mikrobe të shumta, pasi limoni pothuajse asnjëherë nuk lahet në mënyrën e duhur.

Studiuesit kanë gjetur në studimin e tyre se pothuajse 70% e mostrave që analizuan, përfshinin 25 lloje të ndryshme mikrobesh.

“Mikrobet e gjetura në mostrat e limonit në studimin tonë, kanë të gjitha potencial për të shkaktuar sëmundje infektive në vende të ndryshme të trupit”, thonë hulumtuesit.