Jo-jo dieta

Rezultatet e hulumtimit të ri britanik tregojnë se çdo grua posedon katër madhësi të ndryshme të fustaneve dhe pesë madhësi të ndryshme të recipetave gjatë jetës së saj.

Studimi zbulon se ky fakt është pasojë e dietave të pasuksesshme jo-jo. Anketa është bërë mbi dy mijë gra dhe zbulon se ndryshimi drastik i peshës së trupit, ndikon theksueshëm mbi pamjen dhe gjendjen e trupit.

Humbja e shpejtë apo fitimi i shpejtë i kilogramëve është arsyeja pse shumica e grave kërkojnë shpëtimin tek kirurgjia plastike. Gjithnjë dhe më shumë rritet trendi i korrigjimeve estetike dhe tretmanëve për dobësim. Më të famshmit dhe më të kërkuarit janë tretmanët për korrigjimin e shenjave dhe tërheqjen e lëkurës së lëshuar, të shkaktuara nga ndryshimi i shpejtë i peshës së trupit.

Ekzistojnë shumë dieta që garantojnë dobësim të shpejtë. Çështje më vete është sa janë ato efikase dhe deri në cilën shkallë e rrezikojnë seriozisht shëndetin? Dietat e pasuksesshme rezultojnë me probleme shumë të mëdha, theksojnë ekspertët.

Ata nxjerrin përfundimin se dietat e shpejta nuk kontribuojnë që gratë të ndihen mirë dhe bukur, por çekatriçet, lëkura e lëshuar, pamja e keqe e gjoksit dhe humbja e elasticitetit të lëkurës do të kontribuojnë në humbjen e mëtejshme të vetëbesimit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...