Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Jo kileve të tepërta në shtatzani

Jo kileve të tepërta në shtatzani

shtatzaniaËshtë më mirë që një grua shtatzanë të jetë e dobët sesa obeze, të githa studimet në këtë fushë konfirmojnë se obeziteti dëmton nënen po qa sa fëmijen dhe rrit rrezikun e hipertensionit.

Diabetit në shtatzani, faktore të njohur për favorizimin e lindjeve të parakohshme dhe shfaqjen e komplikimeve të porsalindurve.

Një grua obeze është e ekspozuar ndaj rrezikut më të madh të pasurit një fëmijë me një peshë të lartë në lindje dhe lindjes çezariane. Një studim suedez, përcakton rëndësinë e këtij parametri.

Studiuesit kanë analizuar efektin e peshës dhe rezultatin e shtatzanisë në një kampion prej 17.000 gra, nga sondazhi u tregua se, obeziteti rrit rrezikun e lindjes se një fëmijë të vdekur, ndërsa pesha normale lidhet me një rënie të vdekshmërise të porsalindurëve.

Për femrat në shtatzaninë e parë mbipesha, edhe pse modeste, është e lidhur me një rrezik më të lartë që femija lind i vdekur, ndërsa ata që kishin një ose më shumë fëmijë vetëm një obezitet i rëndësishem duket të ketë një efekt negativ. Gratë obeze para shtatzanisë kanë më shumë rreziqe të kenë një fëmijë të parakohshëm, ndërsa nga ana tjetër është më e zakonshme për gratë me peshë të dobët të kenë një fëmijë nënpeshë në krahasim me gratë obeze.

Llogjikisht vetëm duhet të rekomandojmë gratë në mbipeshë të lartë të përpiqen për të humbur peshë para se të mbetën shtatzanë.

Nga ana tjetër nuk është e rrallë që një obezitet i zakontë të fitohet gjatë shtatzanisë; prandaj duhet të jeni të kujdesshëm të mos i kaloni nga 9 deri në 12 kilograme më shumë sesa lejohet.

Kushtoni vëmendje mungesës së ushqimit

Një konstrukt i dobët e lidhur me morfologjinë e gruas dhe me moskufizimin e ushqimit, duket se shkakton një rrezik të madh për shtatzaninë. Në rast të kequshqyerjes situata është shumë ndryshe, gratë e reja anoreksike vuajnë përgjithësisht nga amenorrea, që redukton rrezikun e shtatzanisë.

Megjithatë mund të ndodhë që një grua shtatzanë kryen sjellje bulimike ose anoreksike gjatë shtatzanisë. Kufizimet ushqimore ose të vjellat e vetë-provokuara mund t’ju shkaktojnë në këto raste mungese hekuri dhe vitaminave si dhe vonesë në rritjen e fëmijës, me pasoja të rënda për të ardhmen. Nga monitorimet e ndryshme rezulton se, foshnjat me një peshë lindje më poshtë se normalja janë në rrezik më të lartë ndaj obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare në moshë të rritur.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...