Home Këshilla për Prindër Jo në kompjuter pas mësimeve, harrohet 70% e mësimit

Jo në kompjuter pas mësimeve, harrohet 70% e mësimit

Femijet ne kompjuterFemijet ne kompjuterPsikologët deklarojnë se fëmijët që merren me kompjuter pasi kryejnë mësimet, harrojnë rreth 70% të asaj që kanë mësuar.

Kjo e dhënë u bë e ditur në një konference për nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave fillore rreth detyrave që u takojnë prindërve dhe nxënësve për të qenë të suksesshëm, zhvilluar në Bursa të Turiqsë. Duke nënvizuar rëndësinë e mësimit dhe të përsëritjes së mësimit në shtëpi, psikologët theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i celularit, i televizorit dhe i kompjuterit nga fëmija ndikon negativisht në përqendrim dhe në të mësuar.

Duke theksuar se përveç nxënësve përgjegjësia më e madhe u takon prindërve, psikologët thonë se “gjatë kohës që shohim televizor para syve kalojnë 25 figura në sekondë. Ndërsa brenda një ore të kaluar para televizorit kalojnë 90 mijë figura. Si rezultat i kësaj shohim një deformim të syrit dhe trurit. Leximi i të paktën tre librave në javë dhe 144 librave në vit do të forcojë përqendrimin e nxënësit dhe do të përmirësohet në gjykim, njohuri dhe në komentimin e një çështjeje.”

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...