Home Ushqim Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin

Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin

Tashmë dihet se jogurti probiotik mund të ndihmojë në qetësimin e problemeve të stomakut, por tashmë ekspertët theksojnë se jogurti përmirëson burrërinë.

Fakt, shkencëtarët e Institutit Teknologjik të Masaçusetsit kanë zbuluar se si minjtë, të cilët brenda ditës kishin marrë një dozë jogurt, për 5 deri 15 për qind më shumë rëndojnë testiset e tyre, se sa ata që kishin konsumuar muzikë klasike. Pos kësaj, ata minj që kishin konsumuar jogurt shumë më shpejt dhe më lehtë kishin fekonduar minjtë femra.

Rezultat e këtij hulumtimi do të mund të kenë implikime në pjellorinë njerëzore, e shkencëtarët shumë shpejt do të fillojnë të hulumtojnë nëse mund ta ndërlidhin konsumimin e jogurtit dhe cilësinë e spermës tek meshkujt.

Deri tek ky zbulim shkencëtarët arritën krejt rastësisht, derisa po hulumtonin ndikimin e jogurtit në mbipeshë. Në mënyrë që të vërtetojnë se konsumimi i jogurtit mund të parandalojë grumbullimin e kilogramëve shtesë në moshë të pjekur, minjve u kishin dhënë jogurt me shije të vaniljes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...