Home Shëndetësi Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku...

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët.

Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike.

RLS mund të fillojë në çdo moshë, madje edhe në fëmijëri, por është më e zakonshme tek njerëzit e moshës së mesme ose më të vjetër.

Gratë kanë më shumë gjasa se meshkujt që të përjetojnë këtë gjendje. Është vlerësuar se 5-15% e njerëzve në SHBA kanë RLS.

Cilat janë simptomat e sindromës së këmbëve të lodhura? Emërtimi i gjendjes flet vetë. Shenjat dhe simptomat e RLS zakonisht janë këto:

– një nevojë e papërmbajtshme për të lëvizur këmbët;

– siklet i këmbëve, lehtësohet përkohësisht nga lëvizja;

– simptomat zakonisht fillojnë kur nuk lëvizni, si dhe kur shtriheni dhe pushoni, ose uleni për një periudhë të gjatë kohore (në një makinë, aeroplan ose kinema);

– simptomat fillojnë ose përkeqësohen në mbrëmje ose gjatë natës dhe mund t’ju prishin gjumin.

Përdorimi i alkoolit dhe i duhanit mund të shkaktojë ose të përkeqësojë simptomat.

Simptomat e lehta dhe të moderuara zakonisht mund të lehtësohen me trajtime të ndryshme në shtëpi. Raste të rënda shpesh kërkojnë trajtim me medikamente.

Kush ka më shumë gjasa të përjetojë sindromën e këmbëve të lodhura? Disa grupe njerëzish mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë çrregullim. Ato përfshijnë:

– njerëzit me një histori familjare të kësaj sëmundjeje;

– njerëz me prejardhje nga Europa Veriore;

– gratë në tremujorin e tretë të shtatzënisë (simptomat zakonisht largohen pasi lindin);

– njerëz që përdorin ilaçe të caktuara, duke përfshirë ilaqet kundër depresionit, antipsikotikët, antihistaminet, bllokuesit e kanalit të kalciumit dhe barnat për të ndjesitë të përzierave;

– njerëz me kushte të caktuara mjekësore, duke përfshirë neuropati periferike, mosfunskionim i veshkave, sëmundje e Parkinsonit, diabetin dhe mungesën e hekurit.

Si mund të lehtësoni simptomat e sindromës së këmbëve të lodhura?

Simptomat e lehta dhe të moderuara të këmbëve të lodhura shpesh mund të trajtohen në shtëpi dhe përfshijnë:

– banjot e ngrohta mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve;

– aplikimi i jastësave të ngrohta ose paketimeve të akullit në këmbët tuaja mund të lehtësojë ndjesitë e pakëndshme;

– kushtet e duhura të gjumit (duke fjetur në një dhomë të errët dhe të qetë, duke shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar në të njëjtat orare në ditë, duke kufizuar kohën para ekranit para se të shkoni në shtrat etj.) gjithashtu mund të jenë të dobishme, pasi RLS shpesh shkakton probleme me gjumin;

– Teknikat e relaksimit, të tilla si joga dhe meditimi, mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit të shkaktuar nga RLS dhe lehtësimin e simptomave deri në një farë mase;

– ushtrimi i rregullt është gjithashtu i dobishëm, por stërvitja intensive nuk rekomandohet sepse mund të përkeqësojë simptomat tuaja;

– shmangia ose kufizimi i përdorimit të duhanit, alkoolit dhe kafeinës mund të ndihmojë në zvogëlimin e ashpërsisë dhe frekuencës së simptomave;

Mjekët mund t’ju përshkruajnë medikamente për trajtimin e simptomave të rënda. Ato përfshijnë:

– ilaçe për rritjen e nivelit të dopaminës në tru;

– ilaçe qetësues, siç janë benzodiazepinat;

– opioidet (në raste ekstreme);

Pyetni mjekun tuaj për ndonjë efekt anësor potencial të këtyre medikamenteve, nëse ai ose ajo ua rekomandon.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...