Kafe dhe gjimnastikë kundër tumorit në lëkurë

Se ushtrimet trupore luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, nuk ka fije dyshimi. Në secilin hulumtim është theksuar dhe janë ofruar shumë fakte se gjimnastika ka ndikim të dobishëm në organizmin e njeriut.

Por, tash së fundmi gjimnastikës i është shtuar edhe një pije që disa e konsiderojnë të dëmshme e disa të shëndetshme.

Të konsumosh një kafe pasi keni mbaruar së kryeri gjimnastikë, mund të ndihmojë jashtë mase në luftën kundër kancerit në lëkurë. Është një rezultat i nxjerrë nga një studim i realizuar nga Ratgers Ernest Mario, shkolla e farmacisë në Nju-Xhersi, në Shtetet e Bashkuara. Studimi provoi dhe vuri në dukje se për të parandaluar këtë sëmundje është tepër efikas veprimi i kombinimit mes aktivitetit fizik dhe kafeinës.

Për të arritur në këtë konkluzion shkencëtarët kanë analizuar një grup minjsh. Rastet e kancerit në lëkurë faktikisht reduktuan në një masë prej 92 për qind nga kombinimi i elementëve të sipërpërmendur. Tash mbetet që një eksperiment si ky të testohet edhe tek njerëzit.