Home Ushqim Kafeina ka ndikim më të fortë te djemtë sesa te vajzat

Kafeina ka ndikim më të fortë te djemtë sesa te vajzat

Po ashtu, është zbuluar se gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë lëngjet që përmbajnë kafeinë.

Një studim i ri ka treguar se po rritet numri i fëmijëve dhe të rinjve që konsumojnë kafe, si edhe pije të tjera që përmbajnë kafeinë. Rrezikshmëria e kësaj është se kafeina ka efekt të dëmshëm mbi trupin e tyre, i cili është ende duke u rritur.

Në studim janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, të moshave ndërmjet 12 dhe 17 vjeç, ndërsa është përcjellë konsumimi i pijeve që përmbajnë kafeinë.

Është zbuluar se djemtë, nën ndikimin e kafeinës qëndrojnë më gjatë përpara kompjuterit për të përfunduar lojërat, ndërsa te vajzat nuk është vërejtur një efekt i tillë.

Duke qenë se më herët është vërtetuar që kafeina ndikon negativisht në gjumë dhe mësim te tinejxherët, autorët nga Universiteti i Buffalos u rekomandojnë prindërve që të kenë kujdes në sasinë e lëngjeve me kafeinë që konsumojnë fëmijët e tyre.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...