Home Ushqim Kafeja e dobishme për trurin

Kafeja e dobishme për trurin

Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.

Hulumtime të mëhershme kanë treguar ndikimin pozitiv të konsumimit të kafesë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen Alzheimer.

Eksperimente të tjera nga shkencëtarët e Universitetit të North Dakotas të realizuar në kafshë eksperimentale, kanë treguar se përdorimi i kofeinës rrit shkallën e moslëshueshmërisë së barrierave vitale filtruese ndërmjet trurit dhe qarkullimit të gjakut, duke mbrojtur kështu sistemin nervor qendror nga substancat e dëmshme kimike të cilat mbesin nga qarkullimi i gjakut.

Dihet se niveli i lartë i kolesterolit në gjak e rrit lëshueshmërinë e këtyre barrierave, duke rritur mundësinë për dëmtimin e trurit që për pasojë ka paraqitjen e sëmundjes Alzheimer.

Të rejat e fundit kanë treguar se ndikim të dukshëm pozitiv ka edhe konsumimi i një filxhani të vetëm kafeje në ditë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...