Home Shëndetësi Kafeja e shëndetshme derisa nuk e teprojmë

Kafeja e shëndetshme derisa nuk e teprojmë

Kafeja e shëndetshme derisa nuk e teprojmë Kafeja paraqet pijen aktive më të konsumuar në botë dhe pihet në mënyrë rutine thuajse në të gjithë botën.

Megjithatë duhet ditur se kafeja përmban qindra substanca të ndryshme, duke përmendur antioksiduesit, karbohidratet, lipoidet, vitaminat, mineralet, alkaloidët etj.

Mirëpo, ndikimi i kafesë në sistemin kardiovaskular më së shumti i përshkruhet substancës aktive- kafeinës.

Në një studim të ri, shkencëtarët kanë vërtetuar se konsumimi i madh i kafesë, dhe parimisht kafeinës, shton rrezikun për aritmi ventrikulare.

Konsumimi i lartë i kafesë konsiderohet pirja e tre e më shumë filxhanëve në ditë.

Duke qenë se studime të shumta kanë vërtetuar efekt pozitiv të kafeinës, në radhë të parë ndaj stresit oksidues, autorët e studimit të ri rekomandojnë që konsumimi i kafesë të mbahet në vlera mesatare, ashtu që të kihet dobi.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...