Home Ushqim Kafeja ndikon në trajtimin e diabetit

Kafeja ndikon në trajtimin e diabetit

Ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit e dinë fare mirë se sa kujdes duhet të kenë me ushqimin. Madje u duhet një dietë e fortë dhe e rreptë.

Për parandalimin e diabetit përveç konsumit të frutave e perimeve rol pozitiv luan edhe kafeja. Sipas studimeve të fundit, kafeja ka vlerë në parandalimin e diabetit kur ai ndodhet në fazën e dytë. Një studim i kryer në Angli nga Instituti i Shkencave të Metabolizmit vë në dukje rolin e kafeinës dhe të frutave në parandalimin e diabetit.

Hulumtimi përfshiu rreh 3704 të rritur, të moshës ndërmjet 40 dhe 79 vjeç, tek të cilët është monitoruar gjendja shëndetësore për 11 vjet rresht. Përqindja të sëmurëve me diabet ishte shumë më e madhe tek personat që kishin konsumuar më pak fruta dhe kafe në ditë.

Studiuesit kanë analizuar substancat e pranishme në kafe dhe kanë studiuar efektet në metabolizmin e njeriut. Ata zbuluan se dy molekulat në veçanti janë në gjendje të pengojnë prodhimin e një substance, e cila është e lidhur me rritjen e nivelit të gjakut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...