Home Këshilla të ndryshme Kafeja ngrenë nivelin e kolesterolit në gjak

Kafeja ngrenë nivelin e kolesterolit në gjak

Kafeja ngrenë nivelin e kolesterolit në gjakStudiuesit në Universitetin Bujqësor të Vageningenit, në Holandë, thonë se pirja e kafesë së pafiltruar ngre nivelin e kolesterolit. Fjala kyç është “e pafiltruar”. Përse?

Në “Research Reports”, një buletin i Organizatës së Holandës për Kërkime Shkencore, thuhet se kokrrat e kafesë përmbajnë një substancë të quajtur kafestol, e cila ngre nivelin e kolesterolit. Kafestoli del kur në kafenë e bluar hidhet ujë i nxehtë.

E njëjta gjë ndodh kur kafeja e bluar imët zien në ujë për njëfarë kohe (si në rastin e kafesë turke) ose kur në vend të një filtri letre, përdoret filtër prej metali (si në rastin e ekspresit francez). Pa një filtër letre, kafestoli përfundon në kafenë që konsumohet. Një filxhan me kafe të pafiltruar, që mund të përmbajë deri në katër miligramë kafestol, e ngre nivelin e kolesterolit me një për qind.

Edhe kafeja ekspres përmban kolesterol, përderisa nuk filtrohet me letër. Megjithatë, nëse konsumojmë sasi të vogla kafeje ekspres, ndikimi është më i ulët, ndoshta një ose dy miligramë për çdo filxhan.

“Research Reports” paralajmëron se konsumimi i pesë filxhanëve të vegjël me kafe ekspres në ditë mund ta ngrenë nivelin e kolesterolit në dy për qind.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...