Home Ushqim Kafja i bën mirë shëndetit, rekomandohet dy në ditë

Kafja i bën mirë shëndetit, rekomandohet dy në ditë

Dëshironi një ilaç që zvogëlon rrezikun e diabeteve, sëmundjes Parkinson dhe kancerit të shtyllës kurrizore? Gjithashtu që t’ju përmirësojë humorin dhe të kurojë dhimbjen e kokës?

Apo që të zvogëlojë rrezikun e kaviteteve? Duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë, por ky ilaç është kafja. Lajmi më i fundit është se sa më shumë të pini, aq më mirë është.

Kuron diabetin
Kafja ndihmon në shmangien e diabetit të tipit 2 dhe ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Të mirat dhe rreziqet e kafes janë diskutuar gjatë një takimi shkencor në Uashington D.C. “Imazhi i kafes nuk është gjithnjë pozitiv. Edhe pse konsiderohet ushqim i shëndetshëm, nuk po iu kërkojmë njerëzve që nuk e pinë, të pinë kafe vetëm për shëndetin”, thotë dr. Rob van Dam nga ky universitet. Doktor Lenore Arab paraqiti raportin e 400 studimeve të konsumimit të kafes dhe rreziqeve të kancerit.

Ai pohon se pija mbron nga disa tipe kanceri të shtyllës kurrizore, si dhe kanceri i zorrës së trashë dhe i mëlçisë, duke zvogëluar sasinë e kolesterolit, acidit dhe sekrecioneve në shtyllën kurrizore, përshpejton kalimin e përbërësve në shtyllën kurrizore. Ndër të këqijat mund të përmendim rreziqet e leucemisë dhe kancerit të stomakut, por rasti i leucemisë është më i shpeshtë. Studimet tregojnë se disa njerëz mund të jenë të cenueshëm ndaj këtyre rreziqeve, për shembull gratë shtatzëna dhe nënat duhet ta kufizojnë konsumimin e kafes. Parandalimi i diabetit nga përbërësit e kafes është raportuar për herë të parë në vitin 2002.

Pas analizimit të të dhënave tek 126 mijë njerëz, shkencëtarët e Harvardit se pirja e tre filxhanëve kafeje në ditë ul rrezikun e prekjes nga diabeti. Gjashtë filxhanë kafeje apo më shumë ul 54 për qind rrezikun tek burrat dhe 30 për qind tek gratë. Në ditët e sotme ky fakt sa vjen e përforcohet. Studimet po kryhen për të zbuluar se cili nga “qindra e mijëra” përbërësit e kafes është përgjegjës për këto efekte. Me siguri nuk është kafeina, duke qenë se dekafeina dhe kafja e zakonshme janë efekte të ngjashme për zvogëlimin e diabetit.

Kandidati i parë ndër këta përbërës është acidi klorogjenik, një antioksidant që ngadalëson thithjen e glukozës nga zorrët. Një studim amerikan zbuloi se kafja është burimi numër një i antioksidantëve në botë, pasi ka një përbërës të rëndësishëm që e mbron trupin nga sëmundjet.

Antioksidantët janë ushtria që mbron trupin nga radikalët toksikë që shkaktojnë sëmundjet, të cilët hynë në trup nga thithja e oksigjenit dhe ngrënia e sheqerit. Antioksidanët ndihmojnë në mënjanimin e kancerit, sëmundjes së zemrës, diabetit dhe infarktit. Studimi e renditi çajin e zi si burimi i dytë i antioksidantëve, ndërsa bananet mbajnë vendin e tretë.
Antioksidantët prodhohen nga bimët, ashtu si kafja, dhe bimët në përgjithësi janë të mira për shëndetin”, thotë Vinson, profesori që kryen studimet prej 10 vitesh. Përveç pirjes së një kafeje në ditë, specialisti rekomandon dhe pirjen e çajit dhe të verës së kuqe (me masë). Me pak fjalë, kërkimet tregojnë se kafja është më e shëndetshme se sa e rrezikshme. Për pjesën më të madhe të njerëzve, efektet negative prej saj vijnë sepse pinë shumë.

Këshilla për pirjen e kafes

1- Për ata që pinë mjaft kafe në ditë, shpërndajeni pirjen në orare të ndryshme të ditës
2- Kafeina rrit tensionin e gjakut, prandaj nëse doni të pini mjaft kafe në ditë, mund të zgjidhni edhe kafen dekafeinën Dekafeina ka të njëjtët antioksidantë si dhe kafja e zakonshme.
3- Nuk është e rekomanduar për gratë shtatzëna dhe fëmijët
4-Kafeja ndikon mirë për  zemrën e arteriet
4-Dy kafe të pira me intervale kohore të gjata, largojnë dhimbjen e kokës
5-Kafja mbron mëlçinë
6-Eviton formimin e gurëve në veshka
7- Rekomandohet për njerëzit që janë më astmë kronike

Kafja s’të largon gjumin
Kafeja ekspres ose e mëngjesit nuk bën zgjimin “ose hapjen e syrit” sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Bristolit. Sipas ekspertëve kafeina lehtëson simptomat e mbylljes në vetvete ose të izolimit që krijohen gjatë natës, por nuk i bën njerëzit më vigjilentë ose më aktivë se normalja. Studimi i prezantuar në konferencën e Fondacionit të Ushqyerjes në Britani tregoi se vetëm njerëzit që kanë lënë kafen prej kohësh mund të provojnë një ndryshim në vetvete nga kafeina. Por Shoqata e Britanike e Kafes shprehet se ata që pinë rregullisht kafe mund të ndiejnë më shumë efektin e kafeinës.

Kafja, një drogë e përditshme
Kafja është cilësuar si një drogë të cilën e marrim përditë. Është me të vërtetë e çuditshme, sepse ajo futet në të njëjtin grup që bën pjesë edhe morfina, nikotina dhe kokaina (grupi i alkaloideve) që njihen për efektet e veta mjaft të fuqishme. Alkaloidet janë përdorur shumë për efektet e tyre që shkojnë nga ato toksiket e deri tek ato mjekësore. Kafeina vetë është toksike, por vetëm atëherë kur merret me doza të mëdha që shkojnë në ekuivalentet e rreth 100-200 kafeve që kanë një sasi rreth 10 mg kafeinë. Tek njeriu ka efekte mbi sistemin nervor, duke qenë një stimulues i tij.

Studiuesit kinezë: Kafja të krijon dhimbjen e kokës
Ndërkohë që studimet amerikane i mëshojnë teorisë së shumë kafeve në ditë, sipas besëtytnive kineze, të pish më shumë se tri të tilla në ditë, të krijon dhimbjen e kokës. Të rejat më të fundit nga shkenca kineze kanë vërtetuar se përveç dhimbjes së kokës, sasia e tepërt e kafeinës, e cila mund të akumulohet në stomak, krijon edhe stres. Për të evituar këtë rekomandohet që njerëzit e kryesisht grupmosha nga 20 deri në 28 vjeç të konsumojë gjatë ditës vetëm çaj, ku vendin e parë mes të cilëve e zënë ai me kamomil dhe trëndafil. Të njëjta burime kanë deklaruar se kafja  dëmton shumë disa organe bazë të trurit, stomakun, pankreasin, zorrët etj, krahas ngacmimeve nervore. Dy kafe në ditë në diferencë kohore të largët, nuk bëjnë keq. Më mirë është të jenë kafe me filtër, sepse kafet e përqendruara janë shumë irrituese.

Kafja mbron mëlçinë nga dëmtimi
Konsumimi i kafes mund ta mbrojë mëlçinë nga dëmet e alkoolit, raporton studimi i bërë mbi 125,000 individë. Rreziku nga kirhoza (Ang: cirrhosis) e mëlçisë bie me çdo filxhan të konsumuar të kafes. Arthur Klatsky, nga Kaiser Permanente Medical Care Programe në Oakland, Kaliforni, deklaroi se “konsumimi i kafes si duket ka përfitime në mbrojtje kundër kirhozës alkoolike, sa më shumë kafe që konsumohet, aq më i vogël rreziku nga sëmundja ose vdekja”. Studimi është bërë anketën e 125,000 personave, por edhe janë testuar mostrat e gjakut të tyre për prani të enzimave, të cilat tregojnë se mëlçia është e dëmtuar. Tek personat të cilët konsumojnë shumë alkool, këto enzima janë të pranishme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...