Home Ushqim Kakao ka efekte pozitive mbi arteriet

Kakao ka efekte pozitive mbi arteriet

Kakao ka efekte pozitive mbi arterietKerkues zvicerane kane publikuar, rezultatet e nje studimi i cili tregon efektet pozitive te çokollates mbi arteriet. Natyrisht, jo cdo lloj çokollate: vetem çokollata e zeze, e cila permban me shume se 70% kakao.

Mendohet se çokollata ka nje veprim pozitiv mbi sistemin kardiovaskolar, bazuar mbi veprimin e saj te fuqishem antioksidues, i cili vjen nga prania e flavonoideve ne kakao.

Studimi eshte bere duke krahasuar veprimet e çokollates se zeze qe permban 73% kakao me ato te çokollates se bardhe qe permban me pak se 4%. Ky krahasim eshte bere tek rreth 20 vullnetar, te gjithe perdorues te duhanit, sepse tek ata rreziku vaskular eshte gjithmone i pranishem.

Pas nje mungese 24 oreshe ushqimesh te pasura me antioksidant si : çaj, lakra, vere e kuqe, kakao etj, u vleresuan funksionet endoteliale. Dy ore pas ngrenies te 40 g çokollate te zeze ose te bardhe keto funksione u vleresuan perseri.

Vetem çokollata e zeze me 73% kakao solli nje permiresim te zgjerimit te arterierve dhe te qarkullimit arterial dhe ulje te agregimit te pllakezave. Dhe ky veprim pozitiv ka zgjtur per 5 ore. Sipas kerkuesve, veprimi  ka shume gjasa te jete i lidhur me pranine e flavonoideve tek kakao. Studiuesit thone  qe eshte nje mekat te privohemi nga çokollata, kur ajo na ndihmon ne ruajtjen e shendetit, por kujdes, mos te tejkalojme masen…

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...