Kakao ndihmon për migrenës.Qe disa vite, shkencëtarët janë duke punuar intensivisht në studimin e aftësisë së kakaos për mjekimin e çrregullimeve të ndryshme shëndetësore.
Ndërsa një studim i ri, i realizuar te minjtë laboratorikë, ofron të dhënat se kakao mund të ndalojë proceset inflamatore brenda ganglionit trigeminal, që konsiderohen se kanë rëndësi të madhe në paraqitjen e migrenës.
Supozohet se kakao pengon aktivitetin e proteinave përgjegjëse për zhvillimin e këtyre inflamacioneve, të cilat për pasojë kanë shfaqjen e migrenës.
Mekanizmi i saktë ende nuk është qartësuar, dhe duke qenë se ky studim është vetëm fillimi, autorët thonë se duhet të realizohen edhe hulumtime të mëtutjeshme për ta kuptuar edhe më shumë mënyrën e shfaqjes së migrenës dhe njëkohësisht të zhvillojnë metoda për parandalimin dhe mjekimin e saj.