Home Shëndetësi Kakao ul tensionin e gjakut

Kakao ul tensionin e gjakut

Studimet e reja të shkencëtarëve spanjoll të Universitetit Complutense në Madrid, kanë zbuluar se përbërësit e kakaos kanë efekt të fuqishëm antihipertenziv.

Gatë 17 javëve sa ka zgjatur studimi, pas konsumimit të përditshëm të 0.75 gramëve të përbërësve të tretshëm të kakaos, vlerat e tensionit sistolik kanë rënë për 10-15 mmHg.

Ky ekstrakt i pasur me antioksidues dhe polifenole është treguar i shkëlqyeshëm në uljen e nivelit të angiotenzinës II, duke treguar kështu veti të ACE-inhibitorëve.

ACE-inhibitorët (barnat për uljen e tensionit), pengojnë shndërrimin e angiotenzinës I në angiotenzinë II, që është një vazokonstriktor i fuqishëm – shtrëngon enët e gjakut duke shkaktuar kështu ngritje të tensionit të gjakut.

Ekstrakti i pasur me përbërës të kakaos është treguar efektiv edhe në uljen masës trupore, që ka ndihmuar edhe më tepër në kontrollimin e tensionit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...