Home Këshilla të ndryshme Kaliumi dhe presioni i gjakut

Kaliumi dhe presioni i gjakut

Ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut: Shtojini kalium ushqimeve tuaja.Konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime.

Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.

Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë.

Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të përpunuara, nëse jeni të interesuar të ulni presionin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunuara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit.

Por, nga ana tjetër, edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të veshkave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës, e sidomos nëse jeni duke u mjekuar nga tensioni i lartë i gjakut.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...