Home Shëndetësi Kanceri i gjirit: Ekzaminimi në faza të pare, shpëton jetë

Kanceri i gjirit: Ekzaminimi në faza të pare, shpëton jetë

Historia e 50 vjeçares së diagnostikuar me tumor të gjirit është një prej historive të 400 apo 500 vajzave e grave që drejtohen tek spitali onkologjik për t’u ekzaminuar dhe mjekuar.

– Tashmë ka një jetë normale, bashkë me familjen e saj, edhe pse shpesh herë drejtohet tek mjeku edhe për dyshimin më të vogël që mund të ndodhë në trupin e saj, apo për kontrolle rutinë.

Kjo është historia e Ilirës, 50 vjeç, teksa thotë se pati fat që e kapi në kohë sëmundjen, kur u u diagnostikua me tumor të gjirit rreth 4 vite më parë.

“E përjetova shumë keq kur mësova për sëmundjen që kisha. M’u duk sikur bota u përmbys para meje dhe mendimi i parë ishte se do te vdisja”, thotë, ndërsa shton se “më pas, mjekët me shpjeguan mjaft gjera dhe mësova sesi mund t’a përballoja semundjen dhe të shërohesha”.

Pranë saj është gjendur gjithmonë familja, ndërsa Ilira gjeti forcën për t’u përballur me sëmundjen e për të qëndruar pranë tyre. “Më mundonte heshtja e familjarëve të mi, bashkëshortit dhe fëmijëve. Nisa të shqetësohesha, kur më thanë për operimin, edhe pse më thanë që ishte një gjë fare e vogël”, tregon ajo.

Sot Ilira jeton e lumtur me familjen e saj, ndërsa dikur e tmerronte mendimi se nuk do të ishte pranë tyre. “Më trondiste mendimi se nuk mund t’i shikoja të rriteshin”, thotë ajo, ndërsa merrte kurajo kur të gjithë, fëmijët, bashkëshorti i saj, fqinjët, i thoshin se çdo ditë pamja e saj merrte ngjyrën aq të bukur të jetës.

Historia e 50 vjeçares së diagnostikuar me tumor të gjirit është një prej historive të 400 apo 500 vajzave e grave që drejtohen tek spitali onkologjik për t’u ekzaminuar dhe mjekuar.

Çdo rast është histori më vete, me përjetime të ndryshme; shumëkush ka gjetur forcën për ta përballuar e dikush tjetër nuk ka arritur të mbijetojë.

– Kanceri i gjirit, një ndër problemet më të mëdha –

“Kanceri i gjirit është ndër problemet më të mëdha që haset në shëndetësi”, thotë mjeku onkolog Agim Sallaku. Në dy dekadat e fundit, sipas tij, ka një rritje të incidencës së kësaj sëmundje me 2 herë, dhe kjo për arsye të ndryshme që lidhen sidomos me ndryshimin e stilit të jetesës, veç faktorëve gjenetikë dhe moshës. Por kapja në kohë, thotë mjeku onkolog, bën të mundur dhe shërimin nga kjo sëmundje.

Nga ana tjetër, vdekshmëria paraqitet e lartë pikërisht për faktin e ekzaminimeve në kohë të vonshme.

“Vetëm 5 % e femrave shqiptare shkojnë herët dhe kanceri i gjirit kapet në fazë të hershme, ndërsa pjesa tjetër shkojnë në faza të avancuara, ku invaliditeti dhe po kështu vdekshmëria është e lartë”, bëhet e ditur nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas tyre, ekzaminimi në kohë i sëmundjes konsiderohet një hap i mirë për parandalimin e saj, apo për të patur të ecuri të mirë të trajtimit. Edhe pse prevalenca e sëmundjes në vend është e njëjtë me vendet e tjera evropiane, specifike për Shqipërinë është diagnostikimi në faza shumë të vonshme. Moshat e reja janë më të informuara dhe kanë më tepër kulturë depistimi për këtë lloj kanceri.

Ilira thotë se pati fat që mundi të diagnostikohet herët dhe te kape semundjen ne kohe. “Ishte rastësi dhe fati im që munda ta kapja në kohë sëmundjen”, thotë ajo, ndersa shton; “me shqetësoi një gjendërr në gjoks, te cilen e vura re teksa lahesha në dush”. E shqetësuar u drejtua tek mjeku, duke iu nënshtruar më pas ekzaminimeve.

“Nga përvoja ime, i këshilloj të gjitha vajzat dhe gratë të bëjnë ekzaminime të herëpashershme që ta kapin sa më shpejt sëmundjen”, thotë ajo.

Kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë, thonë specialistët, të cilët këshillojnë vetëkontrollin mujor të gjirit, kontrollin e vazhdueshëm tek mjeku, kryerjen e mamografisë, si dhe të ekografisë së gjirit.

Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet çdo muaj, duke filluar nga mosha 20 vjeç. “Edhe pse jo të gjitha gjendrat që mund të dalin në gji janë kancer, ju duhet të drejtoheni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vini re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë tuaj, pasi vetëm ai mund të bëjë dallimin”, thonë specialistët, sipas të cilëve vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta dhe mbron jetën.

Ndërsa, ekzaminimi me anë të mamografisë rekomandohet për faza të hershme të kancerit të gjirit. Mamografia, radiografia që bën egzaminimin e gjirit, kap kancerin e gjirit shumë herët, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.

Mamografia rekomandohet të bëhet çdo 1-2 vjet nga të gjitha gratë nga mosha 40 vjeç e lart, pasi rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por nuk duhet të kryhet sidomos në tre muajt e parë të barrës. Ndërsa, në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Grupmoshat më të prekura

Të gjitha gratë dhe janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, por moshat e rritura kanë propabilitet më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Moshat më të prekura janë nga 45-64 vjeç, ndërsa vitet e fundit vihet re ulje e moshës së prekur nga sëmundja, në më pak se 35 vjeç.

Kanceri i gjirit zë vendin e parë të tumoreve malinje dhe në vendin tonë, përbën 25.6% të tumoreve malinje qe prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve.

Ndaj dhe specialistët këshillojnë të gjitha femrat mbi 40 vjeç të jenë të kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse nëna, motra apo gjyshja kanë patur kancer të gjirit, sepse rreziku rritet bashkë me moshën për gratë që nuk kanë lindur fëmijë apo kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç, nëse janë mbipeshë, pijnë duhan dhe alkol, si dhe nëse kryejnë aktivitet të pakët fizik.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...