Home Shëndetësi Kanceri i gjirit, zbulohet sëmundja që e shkakton

Kanceri i gjirit, zbulohet sëmundja që e shkakton

Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes kancerit të gjirit dhe diabetit të llojit 2 te femrat, sidomos te ato pas menopauzës.Diabeti i llojit 2 veçanërisht pas menopauzës shton rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit me 27%.

Studimi në fjalë u publikua në revistën British Journal of Cancer, ku u analizua lidhja mes kancerit dhe diabetit.

Gjatë studimit u zbulua lidhja mes kancerit, diabetit dhe mbipeshës, ku u krahasuan rezultatet e 56 mijë femrave që diagnostikoheshin nga kanceri i gjirit, transmeton Noa.al.

Nga ana e ekspertëve thuhet se vijon të mbetet shqetësues fakti se nuk është zbuluar raporti shkak-pasojë mes diabetit dhe kancerit të gjirit, ndërsa shtohet se obeziteti është një faktor i njohur për shkaktimin e diabetit të tipit 2 dhe për kancerin e gjirit, kështu që këshillohet që femrat ta mbajnë peshën e tyre trupore nën kontroll.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...