Home Shëndetësi Kanceri i zorrëve mund të shmanget

Kanceri i zorrëve mund të shmanget

Në bazë të revistës “Cancer”, duhanxhinjtë janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri në zorrë të trashë dhe janë më shumë të rrezikuar të vdesin nga kjo sëmundje në krahasim me joduhanxhinjtë.

Nëse konsumoni cigare, 20% keni më shumë gjasa që të prekeni nga kanceri në zorrë të trashë.

Në fakt, ekspertët amerikanë nga instituti për kërkime dhe hulumtim të kancerit “Fred Haçinson” kanë llogaritur se duhanxhinjtë kanë më shumë gjasa, madje për 30% janë më të rrezikuar nga vdekja, në krahasim me joduhanxhinjtë. Për fat të keq, duhanxhinjtë e prekur nga kjo sëmundje, 50% e tyre kishin më shumë gjasa për një vdekje të hershme se sa nga cilido shkaktar tjetër.

Lajmi i mirë është se ata që heqin dorë nga duhani janë më pak të rrezikuar, por prapëseprapë ende më shumë të rrezikuar se sa ata që kurrë më parë nuk e kanë konsumuar duhanin.

Rezultatet e hulumtimit bazohen në të dhënat e 2 264 pacientëve, të cilëve kanceri në zorrë të trashë u ishte diagnostikuar ndërmjet viteve 1998 dhe 2007.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...